Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

 

 

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një shteti të NATO-s nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë.

Ai tha se Lituania është më e rrezikuara, duke shtuar se Moska mund të ndërmarrë një provokim ndaj saj për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hap drejt një ofensive më të gjerë.

Duke folur në institutin “Policy Exchange” në Londër, Petraeus kritikoi reagimet e ngadalta të Perëndimit ndaj nevojave të Ukrainës. Ai tha se vonesat në dërgimin e tankeve Abrams, avionëve F-16 dhe armatimeve të tjera i kanë kushtuar shumë Ukrainës në fushën e betejës.

“Ne duhet të kishim vepruar më herët dhe më fuqishëm për të ndryshuar dinamikën në fushëbetejë dhe për t’i treguar Moskës se kostoja e agresionit është e papranueshme”, deklaroi Petraeus.

Ai kritikoi si ish-presidentin Joe Biden për hezitimet në armatosjen e Ukrainës, ashtu edhe presidentin Donald Trump për qëndrimin e butë ndaj Putinit. Petraeus tha gjithashtu se Britania duhet të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese, pasi sipas tij, ato mund të shërbejnë si një mjet i fuqishëm parandalues.

Petraeus theksoi se qëllimi i Rusisë është rrëzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vendosja e një qeverie kukull. “Nëse kjo ndodh, Lituania është objektivi i radhës”, paralajmëroi ai.

© Kosovo Free Voice Agency

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…