Infektimi me salmonelë i 17-të fëmijëve në Gramsh, analizat: Vezët ishin të kontaminuara

Duket se më në fund është zbardhur rasti i infektimit të fëmijëve në kopshtin publik në qytetin e në Gramshit.

BalkanWeb ka siguruar rezultatet e analizave, nga ku ka dalë se produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.

Nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bërë me dije se nga analizat e kryera, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

Komunikim për publikun i AKU

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…