by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi, pasi në media doli në fotografi e saj në një lokal, e që sipas raportimeve, ishte në afërsi selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.
“Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, shkroi Balje në fotografinë e publikuar.
Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
Javën e kaluar, deputetja boshnjake, Duda Balje, ka konfirmuar se i kanë ofruar punë si profesoreshë në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës për zgjedhjen e Albulena Haxhiu Kryetare Kuvendi.
Balje tha se ka pasur 2-3 thirrje për këtë çështje, por se ka refuzuar duke e cilësuar këtë si të papranueshme, shkruan KFVA
“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje, që s’janë persona direkt, të politikës. Janë shoqëri. Para disa vite kam apliku për vendin e profesoreshës në Maqedoni sepse kam shtetësinë e Maqedonisë dhe e flas mirë gjuhën. Kam plotësu krejt kushtet. Më s’kam apliku. Tash kanë thanë se ka mundësi me bisedu për vendin e punës”, ka thënë Balje.
Për këtë çështje, Balje ka folur edhe dje para seancës së Kuvendit, duke thënë se e ka refuzuar këtë ofertë.
Siç u pretendua personi që ia kishte bërë këtë ofertë ishte politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhidi.
Për këtë çështje ka folur mbrëmë edhe vet Mexhiti. Ai ka mohuar përfshirjen duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë rast dhe se hera e fundit që ka takuar deputeten Balje ka qenë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina