Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagojnë Organizatat e Veteranëve: Fyerje për sakrificën e dëshmorëve

 

Në mbrëmjen e së enjtes është dëmtuar dhe djegur bunkeri i UÇK-së në Jezerc.

E për këtë, Organizatat e Veteranëve të OVL-UÇK-së në Ferizaj kanë shprehur shqetësimin lidhur me dëmtimin e bunkerit.

Organizata thotë se ky veprim është i ulët dhe i turpshëm që përbën fyerje për kujtesën dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Derisa, organizata ka thënë se do ta njoftojnë Policinë e Kosovës për këtë rast dhe kanë kërkuar që autorët të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë.

“Ky veprim i ulët dhe i turpshëm përbën një fyerje për kujtesën dhe sakrificën e të gjithë Dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky bunker është simbol i qëndresës dhe rezistencës së popullit tonë dhe çdo përpjekje për ta shkatërruar atë është një akt kundër trashëgimisë sonë kombëtare.Urojmë që sa më shpejt të gjenden ata që kanë dëmtuar këtë vend të shenjtë të historisë sonë kombëtare. OVL UÇK – dega Ferizaj mbetet e vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur kujtimin e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…