by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, këtë javë u morën në pyetje nga prokurorët, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një rast që ka të bëjë me funksionalizimin e një fabrike për trajtimin e mbetjeve shtazore.
Nga Prokuroria Speciale e Kosovës – me kërkesë të së cilës u bënë bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), në AUV dhe në zyrën e një kompanie private – thanë të mërkurën se hetimet po vazhdojnë.
Për cilën fabrikë bëhet fjalë dhe çfarë shkeljesh dyshohet se u bënë?
Në Parkun Industrial, në Drenas, në dhjetor të vitit 2019 kishte përfunduar ndërtimi i fabrikës që parashihej të përpunonte dhe të asgjësonte nënproduktet shtazore.
Ky projekt, në vlerë të 7.7 milionë eurove, ishte realizuar nga AUV-ja, me bashkëfinancimin e Komisionit Evropian (KE).
Por, funksionalizimi i fabrikës nisi tek në vitin 2024, kur edhe u hap thirrja për kompanitë që të aplikonin për ta marrë në shfrytëzim fabrikën, dhe për të nisur punën në grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore.
U raportua se kompania kosovare LIP KS & IT SH.P.K. u përzgjodh për ta funksionalizuar fabrikën, me afat operimi për 20 vjet – deri në vitin 2044.
U tha se kjo kompani ishte regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) vetëm 5 ditë pas thirrjes për aplikim.
Kësisoj dyshohet se nuk u përmbushën kriteret që fituesi i kontratës të kishte përvojë 12 deri në 15-vjeçare në përpunimin e nënprodukteve shtazore, dhe të dëshmonte se në tre vjetët e fundit kishte përpunuar 20 mijë tonë të nënprodukteve shtazore.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, tha më 27 maj se “hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike”.
Një ditë më herët, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) denoncoi Ministrinë e Bujqësisë për dhënien me qira të fabrikës pa ankand publik.
Kjo parti tha se kompania fituese do të paguajë qira “vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20-vjeçare, ndërkohë që përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”.
U raportua se aksionarë të kompanisë fituese janë një kosovar, si drejtor menaxhues i saj, dhe dy kompani të tjera, njëra me adresë në Mal të Zi e tjetra në Itali.
Kompania me adresë në Podgoricë thuhet të jetë në pronësi të një kompanie tjetër, me seli në Serbi.
Çfarë deklaroi ministri që po dyshohet për rastin?
Faton Peci nuk sqaroi se pse po hetohet nga Prokuroria, ndonëse tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.
“Është në interes të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i ka drejtësia. Jam i hapur dhe bashkëpunues për krejt veprimet dhe për aq sa më ka takuar mua si ministër”, u shpreh ai para gazetarëve, më 29 maj.
Në deklarimet e mëparshme, Peci kishte thënë se vetëm kishte nënshkruar kontratën, siç i takonte në fund të procesit, por se nuk kishte marrë pjesë në asnjë fazë paraprake, dhe kishte mohuar se kishte njohuri për pronësinë e kompanisë fituese.
Duke akuzuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Pecit i doli në mbrojtje bashkëudhëheqësja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla Schwarz. “Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati”, shkroi ajo në Facebook.
Atë e mbrojti edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë. “Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të ministrit Peci”, u shpreh Albulena Haxhiu për mediat, teksa shtoi se ministri në detyrë i Bujqësisë është i hapur të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë për ta zbardhur “planin kundër tij”.
Cili ishte qëllimi i kësaj fabrike?
Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore ishte projekt i KE-së, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, me qëllimin që kafshët e ngordhura dhe mbetje të tjera të mos hidheshin nëpër kontejnerë, bashkë me mbeturinat e tjera.
Vite më parë, nga Zyra e Bashkimit Evropian kishin sqaruar se çka parashihej të bëhej me mbetjet e kafshëve në këtë fabrikë: yndyra do të ndahej prej eshtrave dhe pjesëve të tjera, të cilat nuk janë të përdorshme, dhe do të përdorej kryesisht në industrinë e energjetikës, si burim energjie.
Parashihej që në fazat e ardhshme të përpunimit ky produkt të përdorej edhe në industrinë kozmetike dhe në industrinë e ushqimit të kafshëve.
Alarmi për përhapjen e fruthit në Kosovë ka bërë që shumë prindër të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve të tyre, duke i vaksinuar me MMR – vaksinë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), deri tani janë regjistruar 23 raste
Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit
Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë, duke e çuar atë në mbi 400 kilogramë me pastërti 60%, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) në një raport të klasifikuar, të siguruar nga BBC. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej pothuajse 50% në vetëm tre muaj, dhe
Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime për publikun që të shmangin zonën për shkak të rrezikut nga pickimet. Kamioni, i cili transportonte afro 31 750 kilogramë koshere aktive me bletë, u përmbys pranë kufirit me
Ukraina ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e dronëve kamikazë dhe luftarakë, duke u bërë një nga liderët globalë në këtë fushë për shkak të nevojave urgjente të luftës. Objektivi i Ukrainës për vitin 2025 është të prodhojë 4.5 milionë dronë ushtarakë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2024, kur