Alarm në Fushë Kosovë: E mitura zhduket pa gjurmë, familja s’e di as çfarë kishte veshur!

 

 

Shumë qytetarë detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për gjetjen e familjarëve të tyre që raportohen të zhdukur. Në këto raste, shpeshherë përfshihen edhe ekipe të specializuara dhe grupe vullnetarësh që ndihmojnë në lokalizimin e tyre, raporton Gazeta KFVA.

Një rast i tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një vajzë 14-vjeçare është zhdukur prej katër ditësh dhe familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Rasti është paraqitur mbrëmjen e sotme në Polici dhe menjëherë kanë nisur hetimet.

Gazeta mëson se vajza e mitur B. Sh., rreth 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj që ndodhet në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, më 26 maj 2025, në orët e hershme të mëngjesit dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas dëshmisë së babait të saj, vajza nuk ka me vete telefon, dhe për fat të keq, ai nuk ka informacione se çfarë ka pasur të veshur në momentin e largimit. Viktima është përshkruar si 1.65 metra e gjatë, me flokë dhe sy të zinj.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije për Sinjalin se vajza e mitur është recidiviste në largime nga shtëpia, gjë që e bën situatën edhe më të ndërlikuar për hetuesit.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurorja kujdestare për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur” dhe ka autorizuar veprimet e mëtejme hetimore.

Gazeta do të qëndrojë pranë këtij rasti dhe do t’ju informojë me çdo detaj të ri që del nga hetimet për gjetjen e vajzës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…