by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka përkujtuar dyvjetorin e sulmeve të bandave kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Serbia, ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.
Serbët ishin mbledhur për të mos lejuar marrjen e detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri.
Në përleshje me bandat serbe, 93 ushtarë të KFOR-it janë plagosur, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.
Sveçla tha se sot bandat kriminele serbe në veri janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët po punojnë normalisht dhe qytetarët po marrin shërbimet e nevojshme.
“Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
KFOR-i pati deklaruar asokohe se sulmet ishin të paprovokuara dhe të papranueshme, ndërsa Kosova ka fajësuar grupet e afërta kriminale me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Pas dhunës në veri në maj 2023, dhe sulmit terrorist më vonë në shtator të atij viti nga terroristi Milan Radoiçiq në Banjska të Zveçanit, ku mbeti vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, misioni KFOR-i pati shtuar praninë ushtarake në rreth 4.700 ushtarë./ KFVA/
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës në zonat malore, pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, i shoqëruar me disa shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk do të kishte pasur sukses në veri pa veprimet e Listës Serbe. Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të LDK-së që do t’i jepte votë Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend. Bajrami në RTK tregoi se për këtë çështje, por edhe për të tjera, kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë
Ismet Kryeziu, drejtor i KDI, ka thënë se janë 7 të dielë për të pasur zgjedhje lokale. Ai tha se fillon nga 5 tetori deri në 16 nëntor. Ai tha se kjo arrihet varësisht nga konsensusi mes partive politike dhe presidents. “Potencialisht tash i kemi shtatë të diele, nga 5 tetori fillojnë deri