Visari me plehra përpiqet të shpëtojë nga Danella

 

 

Danella Arsovska kundër Visar Ganiut është një përballje ku urbanizmi i paligjshëm takohet me agresivitetin politik. Asgjë nuk e përfaqëson kaosin politik më mirë se kundërpërgjigja e Ganiut, kryetarit të komuns Çair që shmang akuzat për korrupsion, me kamionë të plehrave.

Arsovska, e armatosur me dokumente dhe akuza, shpall me zë të lartë se Ganiu ka kthyer Çairin në një kantier ndërtimi pa rregulla, duke lejuar ndërtimin e mbi 150 ndërtesave të paligjshme në tokë të uzurpuar. Një klasik e korrupsionit, kriminalitet I përmasave të mëdha, ku ligjet trajtohen si letër e pavlerë, shkelmohen dhe flaken, ndërkohë që betonizimi vazhdon.

Danella për dy ditë rradhazi vjen në Çair e kërkon debat, kërkon përgjegjësi, kërkon të paktën një sqarim. Por Visar nuk paraqitet. Asnjëherë. Dy herë radhazi. Sepse përballja me skandalin kushton, ndërsa heshtja është falas. Madje Danella Arsovska e pagëzon Visarin me emrin “Princesha e Ndërtimeve të Paligjshme”, një pseudonim që do të mbetet gjatë në historinë e kaosit urban të Shkupit. Kur një kryetare bashkie e vë në lëvizje gjithë aparatin e saj për të denoncuar një skandal të përmasave kriminale, do të pritej një përballje. Por jo, sepse Visar Ganiu zgjedh strategjinë më të vjetër në manualin e politikës ballkanike: ikja, heshtja, shmangia.

Dhe kur qyteti është i zhytur në skandal, e rrezikon të ardhmen politike të Visarit dhe partisë, kundërpërgjigja dhe defokusimi i opinjonit janë plehrat. Shumë plehra. Një hakmarrje groteske, në mes të natës, ku Visari mbledh mbeturinat e Çairit dhe i dërgon në zyrat e Qytetit të Shkupit.

Një manovër spektakolare, një manifestim politik që vjen me aromë të rëndë, por nuk mbulon faktin se ndërtimet e paligjshme nuk mund të shpëlahen me mbeturina.

 

Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…