by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Madhështia politike e Visar Ganiut nuk matet më me inkasimin e parave nga ndërtimet pa leje, por me aftësinë e tij për të hedhur plehra dhe për të vrapuar si kampion. Ky është një akt politik me koreografi të përsosur, plehrat përpara zyrave të Kryeqytetit, kamera live, spektakël i garantuar.
Por pastaj, skena e vërtetë: Arsovska afrohet dhe Visari ia mbath me shpejtësinë e erës, duke sfiduar çdo rekord të atletëve më të famshëm të botës. Vrap e çarje e therës nëpër parkun e Shkupit, në një lëvizje të sinkronizuar me hijet e “trimave” fytyrë mrrolur që e ndjekin nga pas.
Shqiponja nuk fluturon pa erë, por Visari ia doli pa asnjë nevojë për shtytje. Nuk priti as tre minuta. Sepse kur dokumentet për 150 ndërtime të paligjshme po afrohen, logjika e vetme është të kesh këpucë të mira për vrapim. Dhe ndonëse dikur luftëtarët e mëdhenj përballeshin me armikun, këta të VLEN-it e marrin betejën me sprint.
Portalet maqedonase shpërthyen me tallje dhe përqeshje, duke e pagëzuar Visarin si “Princeza” apo “Viki,” emër tjetër femëror që shoqëron skenën e arratisjes me hijeshi politike. Sepse nuk ka burrëri në ikje, sidomos kur është ikje nga vetë akuzat.
Arsovska, pa më të voglën lëkundje, i lëshon thirrjen e fundit, duke e sfiduar si një gladiatore urbane që kërkon përballje. “Trego ku do të jesh, unë do të vij kudo që të jesh. Vetë, pa askënd” thotë ajo, një mesazh që tingëllon si paralajmërim. Por Viki nuk është më aty. Janë vetëm plehrat dhe kujtimi i një vrapimi legjendar që do të jetojë gjatë në politikën tonë.
Kur burrëria matet me vrap, kur akuzat mbulohen me plehra, kur politika zbret në nivelin e karikaturës, atëherë është koha për një reflektim të thellë, ose të paktën për një maratonë tjetër arratisjeje.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e
Ka përfunduar dëshminë eksperti mjeku-ligjor Naim Uka për vrasjen e Liridona Ademajt në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla. Pas tij pritet të paraqitet një dëshmitarë tjetër në ora 13:30. Tre të akuzuarit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në këtë seancë
Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”. Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin
Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese. Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion.