by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, duke përfunduar për 15 minuta. Partia Demokratike akuzoi Partinë Socialiste për përdorimin e bandave kriminale në procesin zgjedhor dhe kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, por kjo kërkesë u rrëzua nga shumica.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një debat të ashpër me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila e ndërpreu fjalën e tij dhe e akuzoi se po tentonte të destabilizonte punimet e parlamentit pas humbjes së zgjedhjeve.
Spiropali: Koha mbaroi
Berisha: Ci a kohë
Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar
Berisha (flet pa mikrofon)
Në një moment, Berisha iu drejtua edhe ministrit Blendi Gonxhe me deklarata personale dhe akuzuese, çka shtoi tensionin në sallë.
Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin. Ai tani quhet Blendi Xhabafti. Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti. Ja, ky është! Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.
Kjo solli edhe reagimin e deputetit Niko Peleshi.
Peleshi: Jemi dakord të fillojmë punën, mbi të gjitha për shqiptarët, jemi Parlament s’jemi në cirk. Natyrisht që kemi plot arsye të kërkojmë diskutime jashtë rendit se kemi shumë arsye dhe falënderime, por s’ është ky momenti kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Edhe ai është njësoj si ty se ti erdhe si Spiropali e ike si Spirogjoka.
Spiropali: Të heq të drejtën e fjalës, s’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës, keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllur siç e ke mbyllur gjithmonë. Mbyllet seanca plenare.
Ndërkohë, mazhoranca miratoi me votat e saj kalendarin e ligjeve që do të shqyrtohen deri më 8 korrik, datë që shënon fundin e kësaj legjislature.
Opozita akuzoi shumicën se po i mohon të drejtën e fjalës dhe hapësirat që i garanton rregullorja e Kuvendit. Pavarësisht përplasjeve, seanca u mbyll pa diskutime të thelluara dhe pa asnjë vendim të rëndësishëm politik.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri