Rritja ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën, Kurti: Reagim ndaj “Defender Europe 25”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë ka folur edhe për “Defender Europe 25”.

Kurti u shpreh se Kosova ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në mesin e 18 vendeve nikoqire ku FSK po merr pjesë me afërsisht 1 mijë trupa në ushtrimet që po zhvillohen Kosovë, Shqipëri, Kroaci e Maqedoni të Veriut.

“Republika Kosova është vend i përzgjedhur nga ushtria e SHBA-ve ku është vendosur Komanda e Divizionit 28-të të Këmbësorisë. Institucionet tona dhe ushtria jonë po dëshmojnë se janë të afta për të mirëpritur dhe organizuar ushtrime komplekse të cilat kërkojnë planifikim,organizim dhe mbështetje të nivelit të lartë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë foli edhe për praninë e forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit të Kosovës.

Kurti tha se ky është reagim ndaj “Defender Europe 25”, por se nuk e dinë nëse kjo po bëhet me kërkesë të Rusisë.

“Rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reagim ndaj “Defender Europe 25”. Por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e vënë këtë vetë Serbia, apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, u shpreh Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…