Rritja e forcave serbe në kufi – Kurti nënvizon rrezikun e ndikimit rus

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar prezencën e shtuar të forcat të armatosura të Serbisë në kufi me Kosovën, shkruan KFVA.

Kurti tha se rritja e gatishmërisë së forcave serbe është si një reaksion i mbajtjes së “Defender Europe 25”- ku Kosova do jetë për dy javë mikpritëse e këtij ushtrimi ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende partnere.

Rritja e gatishmërisë dhe pranisë në Kufirin tonë të forcave të armatosura të Serbisë besojmë se është reaksion ndaj fe por ajo çka nuk e dimë ne ende është se a po e bën këtë vet Serbia apo ia ka kërkuar Rusia”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim, duke thënë se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se janë të afta për të mirëpritur në territorin e saj organizime komplekse.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…