Rikthehen tarifat e Trumpit!

 

Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që tarifat e presidentit të vendit, Donald Trump, të qëndrojnë në fuqi.

Ky vendim është i përkohshëm teksa gjykata pret të mbajë një seancë të plotë dëgjimore për çështjen, e cila është kërkuar nga administrata Trump.

Apelimi i administratës Trump u bë ndaj vendimit të një gjykatë tregtare, që konstatoi se tarifat ishin të kundërligjshme. Një panel prej tre gjyqtarësh në gjykatën e tregtisë me bazë në New York vendosi se Trumpi e ka tejkaluar autoritetin e tij, ka mbajtur pozicionin e biznesit të SHBA-së të varur nga tekat e tij dhe ka shkaktuar kaos ekonomik, shkruan koha.net.

Vendimi i gjykatës në New York po vlerësohet si kthesa dramatike që mund ta bllokojë politikën tregtare të Trumpit.

Nëse administrata e humb apelin, atëherë pritet që ta dërgojë rastin në Gjykatën Supreme.

Trumpi ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse prej 10% për shumicën e vendeve në botë në një përpjekje për të mundur deficitet masive dhe të gjata tregtare të Amerikë

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…