Protesta e bizneseve, Reuters shkruan: Kurti s’ka dhënë asnjë shenjë të tërheqjes

 

 

Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Përderisa janë dhënë detaje për protestën që mbylli hyrjet kryesore të kryeqytetit, Reuters duke iu drejtuar Kosovës, si një nga vendet më të varfra të Evropës, shkruan se vendi prodhon mbi 90% të energjisë së saj nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, megjithatë ende varet nga importet, duke vënë në fokus edhe blerjen e energjisë me vlerë 114 milionë euro nga tregu i hapur gjatë vitit të kaluar.

“Vendi varet shumë nga importet për të mbuluar mungesat vjetore. Vitin e kaluar, qeveria bleu energji nga tregu i hapur me vlerë 114 milionë euro për të mbuluar diferencën,” shkruan Reuters.

Tutje, shkruhet se kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë shenjë të tërheqjes, përkundër pakënaqësive të bizneseve, ndërsa citohet për deklaratën e tij të mbajtur para protestës ku tha se “plotësimi i kërkesës së bizneseve për më shumë kohë nuk e zgjidh problemin, por transferon kostot e energjisë në faturat shtëpiake.”

Kujtojmë se rregullatori i energjisë njoftoi në muajin mars se, duke nisur nga 1 qershori, të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punonjës ose me një xhiro mbi 10 milionë euro nuk do të përfitojnë më nga subvencionet shtetërore që i bëjnë bërë faturat e energjisë në Kosovë ndër më të ulëtat në Evropë. Sipas rregullatorit, ky hap është pjesë e përkushtimit për “liberalizimin e tregut”, një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, megjithatë, bizneset kanë protestuar duke thënë se masa do të dëmtojë rëndë bilancet e tyre financiare.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…