by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Bashkëkryetari në partinë “Guxo”, Faton Peci tha se nuk i merr seriozisht deklarimet në media, sa i përket raportimeve se mund të ndryshojë propozimi për kryeparlamentar.
Ai tha se në seancën e sotme konstituive do të vazhdohet me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.
Kështu u shpreh deputeti i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kur u pyet nga mediat se çfarë pritet në tentimin e 23-të për konstituim.
“Ajo çka raportohet në media, unë nuk e marrë hiç as seriozisht as në të vërtetë, e para. Edhe e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i zgjidhjes së kryetarit të kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë. Kështu që do të vazhdohet procedura e njëjtë…Fola për një çështje specifike, por në rast se i lexon 100 shkrime, prej tyre 99 janë të pavërteta, në momentin kur thoni që është folur ose është thënë në media, kjo për mua nuk do të thotë asgjë hiç”, tha ai.
Ndërkaq, theksoi se për pikat e rendit të ditës ka dakordim mes koalicionit, ndërkohë që u pyet se a ka votë “Guxo” për Fatmir Limajn.
“Ne jemi partia Guxo, edhe jemi në koalicion me LVV-në, vendimet i marrim bashkërisht edhe me grup ose në seancën konstituive, edhe për pikat e rendit të ditës shkojmë me dakordim”, shtoi ai.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci foli edhe për bastisjet dhe intervistimin nga Prokuroria Speciale.
“Unë mendoj që është në interes të Kosovës, më shumë se në interes të Kosovës në radhë të parë për mua është më interes që sa më parë të zgjidhet çdo detaj për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë dhe unë jam i hapur dhe bashkëpunues edhe libër i hapur për krejt veprimet edhe për aq sa mua më ka takuar si ministër dhe me kaq besoj e përmbylli këtë temë çka është diskutuar”, përfundoi ai.
Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 20-24 gradë. Edhe të dielën do të kemi
Për të mbrojtur veten nga surprizat e pakëndshme, Polonia dhe shtetet baltike po forcojnë kufirin e tyre të jashtëm të BE-së me barriera tankesh dhe fusha të minuara. Dhe Letonia ka vendosur “mësimet ushtarake” si lëndë të detyrueshme në shkolla. Bëhet e ditur se një nga kufijtë më të sigurt të BE-së po ndërtohet
Shumë qytetarë detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për gjetjen e familjarëve të tyre që raportohen të zhdukur. Në këto raste, shpeshherë përfshihen edhe ekipe të specializuara dhe grupe vullnetarësh që ndihmojnë në lokalizimin e tyre, raporton Gazeta KFVA. Një rast i tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një vajzë 14-vjeçare është
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës u vu theks i veçantë në vazhdimin e bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, raundi i dytë i të cilave pritet të zhvillohet më 2 qershor. Sipas një deklarate nga presidenca turke, Erdogan