Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Bashkëkryetari në partinë “Guxo”, Faton Peci tha se nuk i merr seriozisht deklarimet në media, sa i përket raportimeve se mund të ndryshojë propozimi për kryeparlamentar.

Ai tha se në seancën e sotme konstituive do të vazhdohet me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Kështu u shpreh deputeti i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kur u pyet nga mediat se çfarë pritet në tentimin e 23-të për konstituim.

“Ajo çka raportohet në media, unë nuk e marrë hiç as seriozisht as në të vërtetë, e para. Edhe e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i zgjidhjes së kryetarit të kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë. Kështu që do të vazhdohet procedura e njëjtë…Fola për një çështje specifike, por në rast se i lexon 100 shkrime, prej tyre 99 janë të pavërteta, në momentin kur thoni që është folur ose është thënë në media, kjo për mua nuk do të thotë asgjë hiç”, tha ai.

Ndërkaq, theksoi se për pikat e rendit të ditës ka dakordim mes koalicionit, ndërkohë që u pyet se a ka votë “Guxo” për Fatmir Limajn.

“Ne jemi partia Guxo, edhe jemi në koalicion me LVV-në, vendimet i marrim bashkërisht edhe me grup ose në seancën konstituive, edhe për pikat e rendit të ditës shkojmë me dakordim”, shtoi ai.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci foli edhe për bastisjet dhe intervistimin nga Prokuroria Speciale.

“Unë mendoj që është në interes të Kosovës, më shumë se në interes të Kosovës në radhë të parë për mua është më interes që sa më parë të zgjidhet çdo detaj për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë dhe unë jam i hapur dhe bashkëpunues edhe libër i hapur për krejt veprimet edhe për aq sa mua më ka takuar si ministër dhe me kaq besoj e përmbylli këtë temë çka është diskutuar”, përfundoi ai.

Related Posts