Operacioni rrëzon rrjetin e korrupsionit për patentë-shoferë, shumë të arrestuar|!

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 të dyshuar në disa komuna pas operacionit “Patenta”, shkruan KFVA.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë ata dyshohen për ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Komunikata:

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datën 29.05.2025 sipas Planit Operativ “PATENTA” ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë me ç’rast në rajonin e Prishtinë , Gjilanit dhe Gjakovës janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme si; shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës.

Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme për veprat penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin.

Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim :

një AK47,

dy revole,

224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,

para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),

17 telefona mobil,

3 PC,

2 USB

si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.

Lidhur me rastin personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe me vendim të prokurorit dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…