Categories: Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

 

 

Një arritje historike është shënuar në mjekësi pas përfundimit me sukses të transplantit të parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, operacion i kryer në Kaliforni nga një ekip kirurgësh pas katër vitesh pune të kujdesshme, shkruan Gazeta KFVA.

Marrësi i këtij transplanti, 41-vjeçari Oscar Larrainzar, baba i katër fëmijëve, i kishte humbur të dy veshkat dhe një pjesë të madhe të fshikëzës për shkak të një forme agresive të kancerit të traktit urinar. Deri para operacionit, ai kishte jetuar me dializë për shtatë vite dhe me një fshikëz të kompromentuar që mund të mbante vetëm 30 mililitra urinë, në krahasim me kapacitetin normal prej 300-400 mililitra.

Operacioni përfaqëson një hap të madh përpara, duke qenë se deri më sot pacientëve në situata të ngjashme u ofroheshin vetëm procedura të devijimit urinar – metoda të cilat shkaktojnë ndërlikime në rreth 80% të rasteve, përfshirë infeksione urinare, humbje të funksionit të veshkave dhe probleme të tretjes.

“Ky transplant është një përpjekje e jashtëzakonshme e mjekësisë moderne dhe një shpresë e re për pacientët me sëmundje të rënda të traktit urinar”, thuhet në raportim.

Ndërkohë, edhe pse gjendja e Larrainzar është stabile dhe ai ka rikuperuar funksionin e veshkave dhe është në gjendje të urinojë vetë, mjekët paralajmërojnë se rreziqet ende nuk janë kaluar plotësisht.

Related Posts

  •     Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh evropiane të u paraqitën këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare opsione për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Lajmi është bërë publik nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.  Kjo pasoi premtimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndihmuar në mbrojtjen

  •     Janë bërë gjashtë ditë prej kur ka nisur kërkimi i Beqir Malokajt, i cili u raportua si i zhdukur në Istog. Shoqata e kërkim-shpëtimit ka njoftuar se ende është duke vazhduar për gjetjen e tij, të cilët kanë publikuar edhe një video, ku shihet se për gjetjen e tij janë duke u përdorur

  •     Ka vdekur në moshën 25 vjeçare, Lirigzon Karaqica, nga Gllanasella e Drenasit me vendbanim në Suedi. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Karaqica. “Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Lirigzon Karaqicës nga fshati Gllanasellë, me vendqëndrim

  •     Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas gjendjes së orës 20:18, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në