Heshtje e rëndë në zemër të Prishtinës – gjendet trup i pajetë pranë “Fontanës”

 

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, pranë vendit të njohur si “Fontana”, mëson KFVA.

Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 06:15 të datës 29 maj 2025, është raportuar për një trup të dyshimtë në tokë. Në vendin e ngjarjes është dërguar njësia policore, e cila ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete dhe me gjurmë gjaku, duke ngritur dyshime të forta për vetëvrasje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor nga Urgjenca, i cili ka konstatuar vdekjen e personit. Gjithashtu janë njoftuar hetuesi kujdestar, krimtekniku dhe njësitë tjera të nevojshme, të cilët kanë marrë në dorë rastin për hetim të mëtejshëm.

Identiteti i viktimës dhe rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.

Gazeta do të përcjellë me kujdes çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…