Haradinaj: Ne kemi dhënë zgjidhje për tre emra pa asnjë kusht, për Limajn s’kam qëndrim

 

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht, shkruan KFVA.

Sa i përket Limajt për Kryeparlamentar, ai tha se s’ka ndonjë qëndrim për këtë, ndërsa shtoi se interesi i tij është që të zgjedhet Kryeparlamentari.

“Ne kemi dhënë zgjidhje dhe atë realisht e kemi bërë pa asnjë kundërvlerë, skemi kërkuar asgjë. Kemi propozuar tre emra, Saranda Bogujeci, Shqipe Selimi dhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishim ata të tre, pa asnjë kusht do t’i votonim”.

“Sa i përket emrit të zotit Limaj skemi ndonjë qëndrim”, shtoi ai.

“Interesimi im është me zgjedh kryetarin e Kuvendit. Skemi kërkuar as që të jemi bashkë me opozitën, pa asnjë kusht e kërkesë, njërin nga këta tre do e kishim votuar2”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…