by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Drejtori i ZRrE-së ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës.
Ai ka thënë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik.
“Bordi i ZRRE-së i ka shqyrtu këto çështje dhe vendimi është në fuqi ende”, tha ai.
Sot gjatë ditës për rreth dy orë bizneset në Kosovë protestuan, duke bllokuar me vetura dhe kamionë hyrjet kyçe të Prishtinës.
Por, për gjithë këtë, Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli fajësoi Odën Ekonomike.
Sipas saj, OEK po i bën presion bizneseve.
Ajo tha se s’do të lejojnë që bizneset të bien pre e luftës politike nga ana e Odës Ekonomike.
“Ne e kemi parasysh se këta që janë destruktiv janë pak, por të zëshëm. E kemi parasysh që shumica e bizneseve që po dalin në treg janë të interesuara për informata dhe ndihmë praktike dhe nuk do të lejojmë të bien pre e një procesi që është shndëruarr në luftë politike nga ana e Odës Ekonomike dhe disa të tjerë”, tha Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli.
10 persona kanë rënë në prangat e policisë pas goditjes së trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri. Në pranga kanë rënë: : E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç.
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Jon Hotin për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës, duke e dënuar atë me 24 vite e 6 muaj burgim. Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 13 nëntor të vitit 2024 në qytetin e Klinës, shkruan Gazeta KFVA. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë,
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, këtë javë u morën në pyetje nga prokurorët, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një rast që ka të bëjë me funksionalizimin e një fabrike për trajtimin e mbetjeve shtazore. Nga Prokuroria Speciale
Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave me autorizim nga prokuria kompetente. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në vjedhje. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat