by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka përfunduar protesta e bizneseve që bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë.
Mëngjesin e së enjtes, ata filluan t’i bllokojnë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit.
Bllokimi zgjati ashtu siç u paralajmërua, nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor.
Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë.
Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
Një grup maturantësh sërish kanë festuar përfundimin e shkollës duke defiluar në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës. Festimet janë shoqëruar me këndim të këngëve me përmbajtje nacionaliste, përdorim të fishekzjarrëve dhe valëvitje të flamurit serb. Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, defilimet e maturantëve kanë nisur
Në mbrëmjen e së enjtes është dëmtuar dhe djegur bunkeri i UÇK-së në Jezerc. E për këtë, Organizatat e Veteranëve të OVL-UÇK-së në Ferizaj kanë shprehur shqetësimin lidhur me dëmtimin e bunkerit. Organizata thotë se ky veprim është i ulët dhe i turpshëm që përbën fyerje për kujtesën dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe
Shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan
Një aksident mes dy kamionëve la të vdekur dy të rinj në Itali. Tragjedia rrugore ndodhi në autostradën A22 midis Bressanone dhe Chiusa. Në këtë aksident një person i tretë u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Një person i katërt pësoi pasoja më pak serioze. Një kamion i një kompanie të