Abdixhiku: Ne do ta ndërtojmë një SPAK

 

 

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sikurse Shqipëria, edhe Kosova do ta ndërtojë një SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri).

Abdixhiku ka thënë se kështu për të gjitha aferat korruptive dhe veprimet joligjore do të përgjigjeshin përgjegjësit, shkruan KFVA.

Sipas tij, Kurti është duke bërë shkelje që po ushtron detyrën e kryeministrit, kur ka mbi një muaj që është betuar si deputet.

“Ne do ta ndërtojmë një SPAK. Të gjitha këto aferat korruptive dhe këto veprimet joligjore do të përgjigjen, sikurse në Shqipëri, sikurse janë përgjigj në Kroaci. Pak para se me ardh në Europë, secili shtet ka me i adresu disa raste korruptive”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndryshe, Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani, është nderuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si kampion në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Dumani mori drejtimin e SPAK-ut tri vjet më parë, ndërsa institucioni u ngrit në dhjetor të vitit 2019, pas ndryshimeve kushtetuese që u votuan në vitin 2016.

Para gjyqit kanë dalë disa ish-zyrtarë, ish-ministra e deputetë në Shqipëri dhe ata tashmë po vuajnë dënimin. Ndërsa, të tjerë janë në procese gjyqësore./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…