by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, sipas burimeve të afërta me ta, tashmë kanë arritur marrëveshje politike dhe saga e dështimeve në konstituimin e Kuvendit pritet të marrë fund. Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që vendi të bëhet edhe me një qeveri të re, e cila për shkak të lëvizjeve dhe marrëveshjeve politike me partitë e komuniteteve mund ta humbas brenda javësh edhe shumicën parlamentare.
KFVA ka mësuar se Kurti është pajtuar që Limaj të jetë kryeparlamentari i ri dhe ka vendosur ta “sakrifikojë” Albulena Haxhiun. Nuk dihet nëse është pajtuar ende Lista Guxo me këtë vendim të partnerit të tyre kryesor, pasi që kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, e kishte kundërshtuar ashpër idenë që Fatmir Limaj të zgjidhet Kryetar i Kuvendit, duke theksuar se një parti me vetëm tre deputetë nuk mund të pretendojë për pozicionin e dytë më të lartë në shtet. Megjithatë, sipas burimeve të mirëinformuara nga negociatat e Kurtit dhe Limajt, marrëveshja tashmë është çështje e përfunduar dhe Kurti ka pranuar ta lidhë fatin e tij politik në 1-2 vota për t’u bërë edhe një herë kryeministër.
Përveç votave të deputetëve të Nismës, Kurti duket se ka siguruar edhe dy vota të deputetëve të komuniteteve pakicë, me premtimin se pas konstituimit të Kuvendit do ta rrisë numrin e ministrive dhe që të dy deputetët e komuniteteve pakicë do t’i bëjë ministra në qeverinë e re, deri sa zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi thuhet se ka pranuar të sakrifikoi pozitën në ekzekutiv dhe përkohësisht do të qëndrojë si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Nëse nuk ka ndryshime në orët e fundit brenda deputetëve të komuniteteve pakicë, Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet nesër.
Ajo ka theksuar se po të kishte afera korruptive në ndonjë qeveri të kaluar në sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, do të kishte protesta të mëdha. “Mafia energjetike ka ndodhur me fillimin e mandatit të kësaj qeverie, e dimë skandalin që ka ndodh me Martin Berishaj, që është ambasador në Kroaci e
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati dhe delegacioni i Kongresit. Sipas Presidencës, gjatë takimit ata kanë folur situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, por edhe për forcimin e partneritetit strategjik
Menaxhmenti i “Trepçës” ka bërë thirrje të premten për minatorët që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore lidhur me pagesat e orëve të fundjavës, duke paralajmëruar se në rast se këto procedura vazhdojnë, mund të rrezikohen pagat e muajve prill dhe maj për shumë punonjës, raporton Gazeta KFVA. Në një njoftim të shpërndarë në
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A3 është rikthyer në punë, pas sanimeve që i janë bërë. Aktualisht KEK ka në operim tri blloqe, dy të Termocentralit “Kosova A” dhe një të “Kosova B”, shkruan KFVA. Në njoftim bëhet e ditur se kjo njësi ishte çkyçur nga puna në orët e vona