by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Duhet një lloj dështimi i veçantë që një rajon i tërë të humbasë durimin me paaftësinë e një shteti. Maqedonia e Veriut si pikë e zezë në hartën e Ballkanit, nuk ka ngecur vetëm për veten e saj, por ka tërhequr pas edhe rajonin. Greqia, Serbia dhe Hungaria e shtynë përpara Marrëveshjen Strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, jo për ndonjë bujari, por sepse duhej ecur përpara, pa u mbështetur në paaftësinë vendase.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar shërbimet inteligjente greke kohë më parë, Maqedonia e Veriut nuk ka as kapacitetin minimal për të ndërtuar një hekurudhë moderne nga Tabanovci në Gjevgjeli, prandaj Britanikët do të sjellin inxhinierët e tyre, do të mbikëqyrin ndërtimin dhe do të paguajnë vetëm pasi të përfundojë çdo kilometër.
Tashmë nuk bëhet fjalë për besim, ai nuk ekziston. Të besosh Maqedoninë e Veriut për të menaxhuar fonde me ndershmëri është njësoj si t’i besosh një dhelpre rojen e pulave.
Pagesat do të bëhen vetëm pas rezultateve, jo pas premtimeve. Kontrolli britanik mbi financat nuk është ndihmë, është domosdoshmëri, sepse korrupsioni këtu është kaq i thellë, saqë mbikëqyrja e rreptë është e vetmja garanci se fondet dot përdoren aty ku duhet.
Grantet e siguruara përmes negociatave me Greqinë, Hungarinë dhe BE-në, nuk janë ndonjë dhuratë, por një njohje e faktit se çdo para e dhënë Maqedonisë së Veriut pa mbikëqyrje të rreptë është para e humbur e dënuar të përfundojë në xhepat e politikanëve.
E ku ka turp më ta madh kur e gjithë bota e ka krijuar bindje se ky shtet udhëhiqet nga kleptomanë të cilëve nuk u besohet për asgjë, aq më pak për para.
Hekurudha pritet të kushtojë 1.9 miliardë euro, me fonde shtesë për spitalet në Gostivar dhe Tetovë, si dhe për Universitetin e Shtipit. Totali kalon 3 miliardë euro, por rreth 3 miliardë të tjera mbeten të paadresuara. Transparenca është ende një nocion i huaj për qeveritarët e RMV-së.
Kjo marrëveshje nuk është një triumf por është një akt turpi. Maqedonia e Veriut ka treguar se nuk mund të menaxhojë vetë zhvillimin e saj, duke detyruar aleatët të ndërhyjnë. Kur një vend e humbet besimin e aleatëve, nuk fiton partneritet, fiton mbikëqyrje.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur sot fushatën vetëdijësuese me moton “Duart në timon, jo në telefon”. Kjo fushatë po realizohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në bashkëpunim me stacionet policore vartëse në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han i Elezit, me mbështetjen e OJQ-së “Kuvendi i të Rinjve të
Dy ministre belge, ajo e Drejtësisë Annelies Verlinden dhe ajo e Azilit dhe Migracionit Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik treditor në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita përqendrohet në trajtimin e mbipopullimit kronik të burgjeve belge dhe në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar situatën e rënduar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale. Afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e akreditimin e vëzhguesve të meidave vendore dhe ndërkombëtare, i
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e