by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në politikë, legjitimiteti nuk është një certifikatë morale, por një mjet i përdorshëm që mund të shndërrohet në një formalitet kur fuqia e numrave e zëvendëson vullnetin e popullit. Në një vend multietnik si Maqedonia e Veriut, ku balancat etnike supozohet të përcaktojnë përfaqësimin, mekanizmat e drejtësisë politike janë bërë më shumë një zbukurim sesa një garanci. Ajo që po ndodh nuk është as pragmatizëm, as demokraci funksionale. Kjo është mbijetesa e të fortëve në një sistem ku ligjet shkruhen me logjikën e xhunglës dhe ku kodi moral i lojës politike vlen vetëm për ata që nuk kanë fuqi ta sfidojnë.
Përshkruar në gjuhën e logjikës së xhunglës, kjo politikë i ngjan fabulës kur një ditë, Luani, Dhelpra dhe Gomari vendosën të shkojnë së bashku për gjah. Pas një gjuetie të suksesshme, Luani i kërkoi Gomarit të ndante prenë në mënyrë të drejtë. Gomari, duke qenë i drejtë dhe i ndershëm, e ndau gjahun në tri pjesë të barabarta. Luani, i zemëruar nga ndarja e barabartë, menjëherë e sulmoi dhe e vrau Gomarin, duke treguar se në mbretërinë e forcës, drejtësia nuk ka shumë vlerë. Pastaj, Luani iu drejtua Dhelprës dhe i kërkoi që ajo të ndante prenë. Dhelpra, shumë më e zgjuar, mblodhi gjithë ushqimin para Luanit, duke lënë vetëm një copë të vogël për veten. I kënaqur me këtë “mençuri”, Luani e lavdëroi Dhelprën dhe e la të jetonte.
Marrëveshjet që dikur diktonin barazinë etnike janë zbehur në praktikë, duke u bërë hije e vetvetes. ASH-ja, e lodhur nga premtimet boshe dhe e vetëdijshme se drejtësia nuk është faktor vendimtar në këtë skemë, e braktisi pushtetin. Kjo nuk ishte një lëvizje idealiste, por një kalkulim i ftohtë, sepse në këtë sistem, ai që nuk ka forcën e mbijetesës, më mirë të largohet sesa të bëhet pre e një loje që nuk mund ta kontrollojë.
Në këtë mbretëri politike, dhelpra mbetet në pushtet jo sepse ka legjitimitet, por sepse e di se Luani kërkon gjithë prenë për vete dhe ajo duhet të ketë mençurinë t’i japë gjithçka, përveç një copë të vogël për mbijetesën e saj. Ky është rregulli i pashkruar i një skene politike ku morali është luks, drejtësia është një iluzion dhe forca është e vetmja garanci e qëndrueshme.
Ky nuk është më një sistem ku ideali e drejton lojën, por një ekuilibër ku mbijetesa ka zëvendësuar çdo normë tjetër. Dhe derisa ky model të rrëzohet, do të mbijetojnë vetëm ata që e kuptojnë rregullin e pashkruar: në një pushtet pa legjitimitet, luanët marrin gjithçka, dhelprat lëvizin me kujdes dhe gomarët e ndershëm përfundojnë të flijuar.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua