Rubio: Shkelësit e lirive amerikane, të padëshiruar në SHBA!

 

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave për zyrtarët e huaj dhe individët e përfshirë në përpjekje për të censuruar fjalën e lirë shtetasve amerikanë jashtë vendit. Këto kufizime përfshijnë deri në ndalim të udhëtimit në SHBA për këta zyrtarë, shkruan Fox News.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari Marco Rubio, i cili theksoi se liria e shprehjes është një e drejtë e lindur për çdo amerikan. Ai shtoi se qeveritë e huaja nuk kanë autoritet mbi këtë të drejtë.

“Për shumë kohë, amerikanët janë gjobitur, janë përndjekur dhe madje janë akuzuar nga autoritete të huaja, vetëm për shkak të ushtrimit të të drejtës së tyre për liri të shprehjes,” tha Rubio.

Sipas tij, kjo politikë do të prekë çdo individ që është “bashkëpunëtor në cenimin e kësaj të drejte themelore”.

Deklarata përfshin një ton të fortë diplomatik, duke i bërë thirrje vendeve në Amerikën Latine, Evropë dhe rajone të tjera që të ndalojnë praktikat e ndëshkimit politik ndaj qytetarëve amerikanë.

“Ditët kur këto akte trajtoheshin në mënyrë pasive kanë përfunduar,” shtoi Rubio, transmeton Gazeta KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…