Protesta e paralajmëruar për nesër nga bizneset, Policia del me njoftim për rrugët që do të bllokohen

 

 

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për nesër nga bizneset, ku do të mbyllen hyrjet kryesore në Kryeqytet. Protesta do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, si kundërshtim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që bizneset nga 1 qershori të dalin në tregun e lirë të energjisë.

Në komunikatë, Policia ka bërë me dije se “forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse”.

Pikat ku do të realizohet protesta janë: Veterniku – drejtimi për në hyrje të qytetit,Rrethi te Kazerma  – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë, Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë,Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë.

Policia ka thënë se do të jetë e pranishme në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e mjeteve në rrugë alternative.

“Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës. Policia thekson se protesta është paralajmëruar në një periudhë të shkurtër dhe është zhvilluar takim koordinues me organizatorin, ku janë theksuar obligimet ligjore dhe kufizimet që ndalojnë bllokimin total të rrugëve. Ftojmë qytetarët që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen paqësore të protestës dhe ruajtjen e sigurisë publike”, përfundon njoftimi.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…