by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në datën 7 qershor 2025, ora 20:45, “Arena Kombëtare” do të jetë skena e një ndeshjeje me peshë të veçantë për Kombëtaren shqiptare, që përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit. Përtej sfidës sportive, kjo përballje mbart edhe dimensione historike, edhe politike, që kanë ngjallur emocion dhe tension mes tifozëve dhe opinionit publik.
Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë mobilizuar masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar një mbrëmje sportive të qetë dhe pa incidente.
Për të parandaluar çdo incident dhe për të siguruar një ambient të sigurt për tifozët dhe lojtarët, organizimi i kësaj ndeshjeje ka nisur kohë më përpara.
Nga burime të sigurta të “Panorama Sport” mësohet se në stadiumin “Arena Kombëtare” po instalohen sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale.
Kjo teknologji do të ndihmojë në identifikimin e menjëhershëm të personave potencialisht problematikë.
KONTROLLI– Policia ka përgatitur një plan të detajuar kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium.
Biletat duhet të jenë me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, duke parandaluar kështu trafikun dhe abuzimin me to. Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me çadra shiu, shishe, çanta më të mëdha se A4, objekte metalike apo çdo gjë tjetër që mund të shkaktojë rrezik.
Kontrolli trupor do të jetë i hollësishëm dhe i detajuar.
RRUGËT DHE ANTIDRON- Për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme.
Gjithashtu, gazeta mëson se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror.
Shqipëri-Serbi më 7 qershor 2025 do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të rivalitetit në fushë, por edhe për shkak të sfidave të sigurisë që ajo sjell.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet
Inxhinierët raketorë ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj. Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh. Kompanitë ukrainase e kanë prezantuar këtë raketë që në shkurt në panairin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit. Një javë pas samitit SHBA-Rusi, Reuters ka bërë të ditur kornizat e asaj që Kremlini do
Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash dhe ura që do të ishin gati të shkatërroheshin në çdo moment në rast të një pushtimi nga njëri prej të dy vendeve. Tre shtetet baltike, së bashku me