by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nuk duhet të jesh ekspert i politikave ndërkombëtare për ta kuptuar se qeverisja e sotme, e mundësuar nga VLEN, ka shkelur çdo parim të barazisë dhe përfaqësimit. Mjafton të jesh një qytetar i zakonshëm, një punëtor në administratën shtetërore, një mjek në spital, një ushtar, një polic, një punonjës poste, në EVN, MEPSO apo cilindo dikaster, dhe e sheh qartë rënien.
Largimi masiv i shqiptarëve nga vendet e punës dhe zëvendësimi i tyre me maqedonas nuk është më një proces gradual. Është një realitet brutal, i qartë, i pamëshirshëm, i vulosur me heshtjen e VLEN-it që ka zgjedhur rolin e dhelprës politike, duke e luajtur lojën e mbijetesës në mbretërinë e forcës.
Dikur u deshën më shumë se dy dekada për të ndryshuar strukturën etnike administrative, për të vënë themelet e një përfaqësimi më të drejtë, për të garantuar që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë. VMRO-së, me VLEN si një përfaqësues politik pa legjitimitet real, i mjaftuan vetëm nëntë muaj për ta rrënuar gjithçka, për ta kthyer vendin në një realitet të ngjashëm me atë të para 2001-shit. Çdo e drejtë e fituar nga Marrëveshja e Ohrit është shfuqizuar pa zhurmë, por me efektin e një tërmeti politik.
Moszbatimi i ligjit për përfaqësim të drejtë, zhbërja e mekanizmit të Badenterit që garantonte balancën etnike në vendimmarrje, mungesa e decentralizimit dhe kufizimi i kompetencave të komunave me shumicë shqiptare, punësimet selektive në institucione që favorizojnë vetëm një anë. Ky është rezultati i ndryshimeve që solli VLEN, një emër që tingëllon si një premtim, por në realitet nuk ka sjellë tjetër veç një regres të shpejtë dhe të pakthyeshëm.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një analizë të thellë për të kuptuar se janë rikthyer në epokën e para 2001-shit. Mjafton të hapin sytë dhe të shohin se si të drejtat e tyre po tkurren dita-ditës, ndërkohë që disa oportunistë politikë vazhdojnë të shesin propagandë si shpëtim. Në retorikën politike, ajo që BDI ndërtoi në dy dekada, VLEN e shembi për nëntë muaj, fatkeqësisht jo për ta përmirësuar, por për ta kthyer prapa në dëm të shqiptarëve.
Përpjekjet për të zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit nuk janë thjesht kalkulime politike. Janë hapa të rrezikshëm që jo vetëm e kthejnë vendin në një model të përjashtimit etnik, por e heqin çdo mundësi për integrim evropian. Dhe me këtë ritëm, shumë shpejt, askush nuk do të flasë më për të drejta, por vetëm për përllogaritje pushteti. Pasi historia ka treguar një gjë me siguri të plotë: kur legjitimiteti bëhet një formalitet dhe forca vendos rregullat, të parët që paguajnë çmimin janë ata që besuan se barazia mund të ruhej pa luftë.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua