Lajme

Gjendet personi që ishte zhdukur, pamje nga momenti kur ekipet e kërkim-shpëtimit i dalin në ndihmë

 

 

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim e ka gjetur personin që ishte zhdukur dhe lënduar, në zonën Prizren, Prevallë, Shtërpcë. 

Ekipet e shoqatës i kanë ofruar të njëjtit ndihmën e parë dhe e kanë bartur në zonë të sigurtë.

Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti kur i njëjti është gjetur dhe i është ofruar ndihma.