Fluturimi i paralizuar nga pëllumbat: Pasagjeri lufton me xhaketë për të ndaluar kaosin në ajër!

 

 

Një fluturim i aeroplanit të aviokompanisë Delta që udhëtonte nga Minneapolis për në Madison, Wisconsin, është vonuar për shkak të një qështje të pazakontë.

Bëhet fjalë për dy pëllumba që përfunduan në bord të aeroplanit – duke habitur pasagjerët ashtu dhe ekuipazhin, transmeton Telegrafi.Videoja e postuar më poshtë, shfaq një nga pëllumbat që fluturon nëpër kabinë ndërsa një pasagjer përpiqet ta kapë atë me një xhaketë.

Sipas mediave amerikane, punonjësit e bagazheve u thirrën në bord dhe larguan në mënyrë të sigurt një nga pëllumbat.

Megjithatë derisa aeroplani filloi të lëvizte në pistë, pëllumbi i dytë u shfaq duke bërë që piloti të kontaktonte kontrollin e trafikut ajror për t’u kthyer sërish brenda kabinës. /Telegrafi/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…