Fitore për familjen: Daja, vëllai… kush vjen radhës për grant?

 

 

Të martën, Prokuroria Speciale për 5 orë rashazi ka intervistuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si i dyshuar lidhur me raportimin e mediave për skandalin e fabrikës me mbetjet shtazore.

Në mbrojtje të tij është hedhur deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, përcjell KFVA.

Duke mos përmendur se vëllai dhe daja i saj nga ministria që drejton Peci kishin fituar nga 100 mijë euro grante, Pacolli e ka vlerësuar lartë punën e Pecit.

Në Facebook ajo ka shkruar se bujqësia në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur mbështetje më të madhe se në këtë mandat.

Këtij reagimi, nuk e kanë lënë qytetarët pa iu kundërpërgjigjur Pacollit, por me sa duket kësaj të fundit i kanë penguar komentet e tyre, pasi që i ka fshirë.

Megjithatë, Gazeta i ka siguruar.

“Asnjëherë nuk ka pas hajni më të madhe. Natën e mirë!”, “Qysh i ki dajtë e vëllain? A po ju pëlqejnë grantet hiç a mos me kanë naj vërejtje me ia adresu përmes teje Faton Pecit! Përhajr i kofshin se valla lehtë po i jepni!”, “N’Podrime e përdorin një fjalë ‘pa hangër huthër nuk t’vjen era gojës”, “Fitor, i kam mbjell nja 5 kumbulla, a po mi qet nja 100 k, nimoma pak”, janë vetëm disa komente akuzuese e ironizuese të qytetarëve në postimin mbështetës të Pacollit.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…