Dy vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi!

 

 

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi, janë gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës duke u dënuar të dy me burgim të përjetshëm.

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen se kanë vrarë në bashkëkryerje e më pas e kanë zhdukur trupin e Rexhepit i cili nga prokuroria nuk ishte identifikuara për më shumë se 17 muaj. Motivi i kësaj vrasje është cilësuar të jetë përfitimi pasuror në vlerë prej 30 mijë euro.

Prezent në shpallje të aktgjykimit nuk kanë qenë të akuzuarit.

Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues në përbërje prej Medie Bytyqi – kryetare, Agim Kuçi dhe Gent Beka – anëtarë. Kurse aktakuza është përfaqësuar dhe ngritur nga prokurori i krimeve të rënda, Armend Hamiti.

Të akuzuarit lidhur me këtë rast ishin deklaruar në seancat e shqyrtimit fillestar se nuk janë fajtor për atë se cka i ngarkon prokuroria.

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij. Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë. Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave./

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…