Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë!

 

Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën e Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.

“Gjatë vizitës, Gjeneral Barduani prezantoi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e KFOR-it për një Kosovë stabile dhe drejt rifillimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.

Misioni i NATO-s në Kosovë bën të ditur se Gjeneral Breuer vlerësoi kontributin e gjatë dhe angazhimin e dedikuar të forcave gjermane (DEU) në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

KFOR rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…