by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Arben Fetai del në skenë, e shpalos titullin e tij me krenari: “Jam përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët në qeveri.” Një deklaratë e fuqishme, e mbushur me një siguri aq të madhe, saqë edhe realiteti duket se duhet të përshtatet me të. Në një politikë ku logjika ka kohë që është pensionuar, ky përfaqësim është më shumë një akt verbal sesa një fakt juridik.
“Hisja e ASH-së do t’i takojë ASH-së,” thotë ai, ndoshta duke menduar se përsëritja e fjalëve mund të transformojë perceptimin publik. Retorika magjike e politikës së Arbenit: thuaj diçka me zë të lartë dhe ndoshta do të bëhet realitet. Ndoshta mund të mashtrojë disa, ndoshta mund të joshë ndonjë të luhatur, por shumica e anëtarësisë së ASH-së nuk e përfill më atë. Përderisa flet për hise, ai ia bën të qartë opinionit shqiptar se cilat janë qëllimet e tij të vërteta, përfshi edhe ata dy a tre veta që i rinë nga pas.
Sepse ja ku jemi, në një lojë pushteti ku disa individë janë lidhur me kolltukun e qeverisë me zinxhirë të artë. Rrogat e tyre dhe beneficionet që ua jep qeveria e VMRO-së, janë më të fuqishme sesa parimet, më të rëndësishme sesa struktura e partisë, më bindëse sesa vetë votuesit. Dhe ndërkohë që Fetai shpall përfaqësimin si një realitet të pashmangshëm, një pjesë e madhe e ASH-së thjesht e injoron. Sepse s’ka përfaqësim të vërtetë kur baza nuk të njeh, s’ka lidership kur shumica kthen kokën nga një tjetër drejtim.
Politika e tij nuk është thjesht një tren pa frena, por më shumë ngjan në një karvan që lëviz drejt greminës, me shoferë që festojnë rrugës, të bindur se po shkojnë drejt suksesit, ndërsa udhëtarët bërtasin për shpëtim që s’do të vijë kurrë. Një grup individësh betohen për vlera, përfaqësim dhe unitet, derisa t’i trokasë oferta e parë financiare. Pastaj, lojërat e përfaqësimit bëhen një teatër absurd ku aktorët recitojnë role që askush nuk i ka shkruar për ta, por që gjithsesi i luajnë me pasion.
Në këtë skenë të madhe, ajo që mbetet e vërtetë është indiferenca e anëtarësisë, sepse përfaqësimi pa legjitimitet është si një flamur pa vend e pa mbështetës, valëvitet, por nuk ka asnjë kuptim. Njëjtë si ekzistenca politike e Arben Fetait.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur sot fushatën vetëdijësuese me moton “Duart në timon, jo në telefon”. Kjo fushatë po realizohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në bashkëpunim me stacionet policore vartëse në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han i Elezit, me mbështetjen e OJQ-së “Kuvendi i të Rinjve të
Dy ministre belge, ajo e Drejtësisë Annelies Verlinden dhe ajo e Azilit dhe Migracionit Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik treditor në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita përqendrohet në trajtimin e mbipopullimit kronik të burgjeve belge dhe në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar situatën e rënduar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale. Afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e akreditimin e vëzhguesve të meidave vendore dhe ndërkombëtare, i
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e