8 bastisje, 1 rrjet i rrezikshëm: Policia zbardh fytyrën e krimit të organizuar!

 

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 28 majit në disa lokacione të Prishtinës, ku janë bastisur tetë adresa të ndryshme nën dyshimin për trafik të armëve dhe substancave të ndaluara, mëson gazeta nga burimet brenda hetuesisë.

Ky aksion është udhëhequr nga Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, në bashkëpunim me njësi të specializuara dhe është realizuar mbi bazën e një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, për veprën penale: “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: Një pushkë automatike AK-47, rreth 23 fishekë për armën automatike, 2 magazina (karikatorë), një bajonetë dhe një thikë, 78 gramë substancë e dyshuar narkotike dhe shtatë telefona celularë, të dyshuar si pjesë e komunikimeve të ndaluara.

Të dyshuar në këtë rast janë: Florim Krasniqi, rreth 30-vjeçar, Altin Berisha, rreth 23-vjeçar, Ridvan Hajdari, rreth 19-vjeçar dhe Enis Sherifi, rreth 27-vjeçar.

Pas procedurave të intervistimit dhe dokumentimit të provave, me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse pas këtij rrjeti fshihet strukturë më e gjerë kriminale.

Shënim: Personai i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…