100 mijë arsye për një darkë: Peci kapet ‘mat’ me përfituesin!

 

 

“As s’e di kush aplikon”, kishte deklaruar tashmë Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci kur i ishte përgjigjur akuzave në lidhje me përfitimin e granteve ku favorizoheshin familjarë të njerëzve në pushtet, shkruan Gazeta KFVA.

Por, një deklaratë e tillë s’po rezulton e saktë.

Krahas njohjes, Peci duket të ketë ngrënë e pirë me disa prej tyre.

Në një fotografi të gushtit 2024, ku Peci shihet nën shoqërinë e disa personave në një darkë duke ngrënë mish.

Në këtë rast bëhet fjalë për Femi Jerliun, një nga personat në këtë drekë/darkë me Pecin, e gruaja e të cilit, Sanije Jerliu ka aplikuar dhe ka përfituar grantin 100 mijë eurosh në AZHB për “Investime në blerjen e makinerive bujqësore”.

I njëjti ka thënë se fotoja që është bërë me Pecin është në fund të vitit 2024, ndërsa granti është marrë në fillim të vitit 2023, nën arsyetimin se kjo drekë kishte ndodhur një vit e gjysmë më vonë.

“Grantin e kemi marrë në fillim të vitit 2023, ndërsa ministrin e kemi pasë për drekë pas një vizite që e ka bërë në fermën tonë. Pra, është rreth një vit e gjysmë pas dhënies së grantit”, ka deklaruar ai.

Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci ia kishte ndarë 100 mijë euro në formë granti vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, për një shtallë.

Duke mos mjaftuar për vëllain, një 100 mijëshe i ishte ndarë edhe dajës së saj, Sylejman Islami.

Por, krahas tyre, kjo Ministri ia kishte ndarë 100 mijë euro edhe këshilltarit të Ministrit, Naim Huruglicës.

Por, nukmbaron me kaq.

50 mijë tjera i janë ndarë një bashkëpartiakut të tij për ndërtimin e disa villave, Bahtijar Berishës, në projektin mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Komunën e Dragashit.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…