Të shtëna në Istog: I riu goditet me plumb në gjoks, dërgohet me urgjencë në QKUK

 

 

Gazeta mëson nga burime brenda sistemit të drejtësisë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vrellë të Istogut, ku një i ri ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Bëhet fjalë për A. M. 19-vjeçar, i cili është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Pejës me plagë në gjoks të shkaktuar nga arma e zjarrit. Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, megjithatë plumbi ka mbetur në trup dhe për këtë arsye është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Burimet bëjnë me dije se rasti është raportuar nga Spitali tek Policia. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat lidhen me incidentin.

Dy dëshmitarë janë intervistuar në vendin e ngjarjes dhe kanë deklaruar se kishin dëgjuar një krismë dhe menjëherë më pas kishin shkuar në dhomën e të riut ku e kishin gjetur të plagosur. Ata e kishin transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit të të plagosurit në QKUK, prokurorja kujdestare për krime të rënda do të vendosë për veprimet e mëtejshme.

Ndonëse akoma nuk është i njohur motivi dhe shkaqet që çuan në këtë incident, autoritetet po trajtojnë edhe tentativën e vetëvrasjes si pistë hetimi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…