Përfundon bastisja në Ministrinë e Bujqësisë

 

 

Pas disa orësh kontroll intensiv, përfundoi aksioni i Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, raporton KFVA.

Aksioni u zhvillua me autorizim të Prokurorisë Speciale dhe kishte në shënjestër dyshimet për shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e një fabrike për mbetjet shtazore.

Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…