by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër në ora 14:00 do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “hyrje-hyrje” në pikëkalimin e përbashkët kufitar Glloboqicë- Jazhincë.
“Me datë 28 maj 2025, me fillim nga ora 14:00, do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboqicë – Jazhincë.”
Aty do të marrim pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zv/kryeministri i parë i RMV’së Izet Mexhiti, ministri i Brendshëm i RMV’së Pançe Toshkovski.
“Në këtë inaugurim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla, Zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski dhe delegacionet përkatëse. “
“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Pas inaugurimit të PKK, do të ketë prononcim për media. Ftohen mediat të marrin pjesë!”/KFVA/
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua