Ministria po i bastiset, Faton Peci largohet me “nxitim” nga dalja e pasme e Kuvendit

 

 

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë. Forcat policore janë duke kryer bastisje në katër lokacione.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar  për gazetën online Reporteri.net se bastisjet po kryhen me urdhër të saj.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale.

Në kohën kur po kryheshin bastisjet ministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë ndodhej në seancën e Kuvendit, e cila si zakonisht zgjati vetëm pak minuta. Pas përfundimit të seancës, Peci u pa duke i shmangur gazetarët.

Ai u pa duke dalë në nxitim nga dalja e dalja e pasme e Kuvendit.

Në anën tjetër, Prokurori i rastit, Admir Shala, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Ai ka thënë se aktualisht janë në fazën e hetimeve, ndërsa detajet do të bëhen të ditura më vonë. Siç ka thënë ai bastisje po kryhen në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…