“Militantes” së VV-së i skadon mandati në KPM, bordi mbetet me veç 2 anëtarë

Luljeta Aliu nuk do të jetë më në karrigen e anëtares së bordit të KPM-së. Asaj i ka skaduar mandati si anëtare bordi në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku ishte zgjedhur saktësisht dy vjet më parë.

Aliu ishte zgjedhur anëtare bordi në KPM në maj të vitit 2023. Ajo siguroi votat e nevojshme në Kuvendin ku Lëvizja Vetëvendosje kishte shumicën parlamentare, mirëpo zgjedhja e saj në këtë pozitë pati nxitur  reagime të shumta, pasi Aliu shihej  si e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, përmes qëndrimeve që ajo vet i kishte shprehur një kohë të gjatë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Zgjedhja e saj ishte kundërshtuar edhe nga organizatat ndërkombëtare.

Atë kohë kishte reaguar edhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave, duke vlerësuar se Aliu nuk do të mund të shërbejë si e pavarur në këtë pozitë. Ndërkohë nga opozita kishin thënë se  pushteti e ka përzgjedhur në këtë pozitë militanten e vet.

Me skadimin e mandatit të Aliut dhe të anëtarit tjetër, Fitim Veliu, bordi i KPM-së ka mbetur me vetëm dy anëtarë, një nga ta Besnik Berisha – kryetari aktual i zgjedhur pas skadimit te mandatit e Jeton Mehmetit.

Gazeta online Reporteri.net gjatë ditës ka tentuar të kontaktojë me Aliun për ta pyetur nëse synon sërish të kandidojë sërish për pozitën e anëtares së bordit të KPM-së, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme.

Kujtojmë se në janar të këtij viti,  Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri Komisionit të Pavarur për Media (KPM) për një mandat dyvjeçar. Procesi i votimit, i cili ndodhi disa ditë para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, nxiti reagime të shumta.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…