by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një aksion i koordinuar ndërmjet Europolit, autoriteteve holandeze dhe atyre gjermane ka rezultuar me arrestimin e 18 personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në grabitje të dhunshme të bankomatëve përmes përdorimit të eksplozivëve.
Sipas Europolit, grupi kishte bazën e tij kryesore në Holandë, përkatësisht në zonën më të gjerë të Utrechtit, me disa anëtarë të vendosur edhe në Amsterdam. Hetuesit dyshojnë se ata janë përgjegjës për një seri sulmesh të dhunshme në Gjermani, Zvicër dhe Francë, duke përdorur teknika të sofistikuara për të shpërthyer bankomatët dhe për të marrë paratë brenda tyre.
Gjatë operacioneve policore, janë konfiskuar 360 mijë euro para të gatshme dhe mbi 600 mijë euro në kriptovaluta, si dhe pajisje teknike dhe automjete të dyshuara se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale.
Vlera e dëmeve materiale të shkaktuara nga këto grabitje llogaritet të jetë të paktën 1.5 milionë euro, ndërsa grupi ka arritur të grabisë së paku 1.2 milionë euro. Sulmet janë kryer kryesisht në zona të banuara, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet evropiane po punojnë për identifikimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime urgjente për armëpushim, pas disa ditësh përleshjesh të ashpra ndërkufitare që kanë shkaktuar viktima dhe evakuime masive, bëri të ditur Presidenti amerikan Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte komunikuar me udhëheqësit e të dy vendeve, Kryeministrin kamboxhian Hun
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e fundit para se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kjo ishte përpjekja e 54-të për konstituim që nga 15 qershori, kur është mbajtur seanca e parë. Edhe gati një orë pasi përfundoi përpjekja e
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 54-të konstituive të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ai ka refuzuar bashkëpunim me Albin Kurtin, sepse në këtë përpjekje politike, sipas tij ka diçka më të shenjtë, më me vlerë se pozitat tona individuale: i thonë përgjegjësi. Sipas tij,
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se janë përpjekur deri në orët e fundit për të krijuar institucionet, fillimisht konstituimin e Kuvendit. Por në hollin e Kuvendit, ai ka thënë se deputetët e ish-opozitës po refuzojnë të kryejnë obligimin kushtetues. ”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të