Haradinaj: UÇK-ja dhe Kosova është më e rëndësishme se ju, VV-ja dhe PDK-ja t’i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës

 

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ftuar LVV-në dhe PDK-në që t`i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës.

Ai ka vlerësuar se këto dy parti duhet të ndjekin shembullin e ish-krerëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, të cilët, sipas tij, janë të bashkuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se UÇK-ja dhe Kosova është më e rëndësishme se çdo parti politike, transmeton KFVA.

“Kosova po përballet me krizën më të thellë institucionale. Ndërsa, zgjidhje më të thjeshtë për të dalë nga kjo situatë, kurrë nuk ka pasur! E çka po bëjnë partitë politike? Po i vendosin vija të kuqe njëra-tjetrës dhe po e trajtojnë njëra-tjetrën si armiq të përbetuar. E di që nuk po u ngutet. Pagat po, xhipat po, beneficionet po, punë jo. Por, UÇK-së po i ngutet. Krerët e UÇK-së pas pesë vjetëve presin fundin e një gjyqi politik. Pavarësisht lojërave tuaja këtu në Kosovë, ata kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar”, ka shkruar ai, duke ftuar partitë politike që të reflektojnë.

“Ne duhet të ndjekim shembullin e tyre. VV-ja dhe PDK-ja duhet t’i heqin barrierat mentale kundër njëra-tjetrës. UÇK-ja dhe Kosova është më e rendësishme sesa ju. Ata që po mbahen në Hagë janë më të rëndësishëm sesa ju! Nësë dëshirojmë gjyq fer dhe të paanshëm, tani është koha të veprojmë! Përndryshe, mllefi i popullit do t’ju mbulojë juve në Paralment, njëjtë si Gjykatën Speciale! Kosova nuk duron më!”, ka shkruar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…