Era e keqe s’vjen nga fabrika, por nga plani!” – Haxhiu mbron Pecin e Kurtin me teori konspirative!

 

 

Deputetja e LVV-së, ministre një detyrë e Drejtësisë, tha se ka një plan për të dëmtuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci dhe qeverinë në detyrë, Kurti.

Në një prononcim për mediat, ajo tha se Peci, sa ka qenë ministër “dhe sa vazhdon të jetë”, ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe se, sipas saj, s’ka asgjë për të fshehur”, raporton KFVA.

“Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë në Ministri të Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ai. Ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur gjithë këtë plan për të dëmtuar ministrin Peci dhe qeverinë Kurti. Nuk ka asgjë për të fshehur, dhe do të jetë i gatshëm kurdo që ftohet nga institucionet përgjegjëse”, deklaroi Haxhiu.

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, sot ka zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë për të zhvilluar hetime mbi kontratën e dyshimtë për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…