Djali i Jakup Krasniqit: Albulena Haxhiun s’e votoj në asnjë formë

 

 

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do ta votojë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun, në asnjë formë – as me votim të hapur e as të mbyllur.

Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se vota e tij do të mbetet kundër, ndaj çdo kandidati apo kandidateje që sipas tij, është figurë përçarëse, shkruan KFVA.

Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim”.

Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve”, tha Krasniqi.

Tutje, ai u shpreh se çdo përpjekje për ta legjitimuar një proces, sipas tij, të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si konsensus i brendshëm, është mashtrim dhe cenim i demokracisë.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…

    Sulmi në Banjskë, avokati i familjes së Afrim Bunjakut: Do të kërkojmë burgim të përjetshëm për të akuzuarit

    Përfaqësuesi i familjes së zyrtarit policor të vrarë Afrim Bunjakut, i cili mbeti i vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, avokati Arianit Koci tha se do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Koci në Dukagjin u shpreh se…