Aksion simbolik kundër bllokadës së Kuvendit: 120 rroga, 0 përgjegjësi

 

 

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni, raporton KFVA.

Aksioni simbolik u organizua në prag të përpjekjes së 22-të për konstituimin e Kuvendit.

Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur ulëse që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to ishin vendosur pankarta me mesazhe që, sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjësinë e deputetëve.

Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë”, “Për çka ju kemi zgjedhur?”./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…