Zelensky i telefonon Ramës dhe e fton të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore

 

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku e ka informuar për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë ndaj territorit ukrainas, shkruan Gazeta KFVA.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky theksoi se sulmet ruse tregojnë qartë se Moska nuk ka synim t’i japë fund luftës dhe se nevojitet një presion më i fuqishëm ndërkombëtar për ta ndalur agresionin.

“Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe mbi unitetin tonë të përbashkët”, shkroi Zelensky, duke bërë të ditur se e ka ftuar Ramën të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Presidenti ukrainas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Ukrainës, ndërsa kujtoi edhe pjesëmarrjen e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur së fundmi në Tiranë.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…