Trupat e NATO-s zbarkojnë në Shqipëri, nis nesër nga Tirana stërvitja “Defender Europe 25”

 

 

Nesër, më 27 maj, në orët e para të mëngjesit, nga Zall-Herri do të nisë zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga operacionet më të mëdha dhe më komplekse ushtarake të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.

Kjo stërvitje drejtohet nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, dhe do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

Pas nisjes nga Zall-Herri, trupat do të zhvendosen drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat intensive të manovrave në terren të vështirë. Operacionet do të përfshijnë skenarë mësymës, mbrojtës dhe dislokime strategjike.

Qëllimi kryesor i “Defender Europe 25” është rritja e gatishmërisë, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave të armatosura të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere. Skenari i stërvitjes bazohet në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, duke simuluar një reagim të koordinuar ndaj një sulmi të mundshëm ndaj njërit prej vendeve aleate.

Aktivitetet do të shtrihen në disa vende evropiane, me fokus të veçantë në Shqipëri dhe Kosovë, ku do të zhvillohen trajnime për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, sigurimin e pikave të imbarkimit dhe menaxhimin e logjistikës së avancuar.

Stërvitja pritet të demonstrojë fuqinë kolektive të aleancës dhe përkushtimin ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajon

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…